Turqia ka hequr nga lista e sanksioneve dy ministra amerikanë, njoftoi sot Ministria turke e Punëve të Jashtme.
“Ndalimi për prokurorin e përgjithshëm amerikan, Jeff Sessions dhe sekretarin amerikan për Sigurinë e Brendshme, Kirstjen Nielsen për të ardhur në Turqi si dhe bllokimi i aseteve të tyre në vend është hequr”, tha në një deklaratë zëdhënësi Hami Aksoy.
Ky vendim erdhi pasi Thesari i SHBA-së hoqi dy ministrat turq nga lista e sanksioneve, sipas një publikimi në faqen zyrtare të departamentit.
/b.d