Një 25 vjeçare nga Korça humbi jetën të martën në një aksident rrugor në SHBA. Viktima është Klivja Çaçi.
Aksidenti i rëndë u shënua rreth orës 06:30 të mëngjesit në Livonia, Westland.
Mësohet se Klivja Çaçi po udhëtonte me makinën e saj tip ‘Chevrolet’ dhe në përpjekje për të dalë në anën tjetër të rrugës, humbi kontrollin e automjetit.
Aksidenti rezultoi fatal për të renë shqiptare, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Klivja Çaçi mësohet se jetonte e vetme prej dy vitesh në Amerikë. Ajo kishte shkuar atje me Lotarinë Amerikane.
Trupi i pajetë i 25-vjeçares ndodhet ende në Amerikë dhe familjarët kërkojnë ndihmë për të sjellë trupin e saj në vendlindje pasi ende nuk kanë shumën e nevojshme të parave që të mundësojë udhëtimin e saj të fundit.
a.ç