ITALI- Një shqiptar është plagosur në Genova të Italisë, pasi është qëlluar me thikë nga persona ende të paidentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bolzaneto, ndërsa i plagosuri është rreth 28 vjeç, por identiteti i tij nuk bëhet i ditur.
Ka qenë një punonjës sigurie që ka parë shqiptarin të shtrirë në rrugë me plagë në bark e këmbë, ndërsa ka njoftuar policinë.
Pas mbërritjes së ambulancës i riu është transportuar me urgjencë në spitalin ‘Villa Scassi’ dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes, por policia po heton.
a.ç