Kolegji i Posaçëm i Apelimit cakton me short trupën gjykuese që do të gjykojë ankimin e subjektit të rivlerësimit, Artan Broci, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Artan Broci kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit, Artan Broci.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit hodhi sot shortin për caktimin e trupit gjykues, që do kryesohet nga nga Ina Rama, relator Ardian Hajdari, dhe anëtarë Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë, Artan Broci me 31 korrik.
/b.d