Një shqiptare humbi tragjikisht jetën në një aksident rrugor të ndodhur në provincën e Rieti të Italisë. Ajo është Adelina Toska, vetëm 33 vjeç dhe la pas bashkëshortin dhe dy fëmijë të vegjël, 6 dhe 12 vjeç.
Sipas mediave italiane, Toska kishte shkuar në Itali disa vite më parë dhe jetonte në Casali di Poggio Nativo, Sabina, ku bashkëshorti punonte si murator. 33-vjeçarja udhëtonte nga Salaria në drejtim të Rieti, me një Peugeot 206, kur u përplas me një Alfa 159 Sw që vinte në drejtim të kundërt.
Aksidenti tragjik ndodhi pak pas orës 12:00 të së martës. Sipas të dhënave të publikuara nga mediat fqinje, ka qenë automjeti me të cilin udhëtonte shqiptarja që ka dalë në anë të kundërt të rrugës, duke u përplasur ballë për ballë me mjetin tjetër, megjithatë hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë ende.
I plagosur në gjendje të rëndë mësohet se është edhe drejtuesi i makinës tjetër.
/b.d