Real Madridi pritet të mbajë një takim urgjent me një grup tifozësh që ka planifikuar fishkëllima ndaj kapitenit Sergio Ramos.
Grupi i tifozëve “Grada de Animacion” ka planifikuar të shfaqë pakënaqësinë me atmosferën në ekip duke fishkëllyer mbrojtësin, raporton Cadena Ser.
Madridi ka një fitore në gjashtë ndeshjet e fundit, duke pësuar katër humbje përfshirë edhe poshtërimin 5 me 1 nga Barcelona të dielën, përgatiti Koha. (b.an)