Albin Kurti vazhdon të mbetet figura kryesore e partisë që e themeloi dhe vazhdon ta drejtojë. Nënkryetari i tij, Besnik Bislimi në Rubikon të KTV-së bëri të ditur se janë të hapur për koalicion parazgjedhor me LDK-në, por me kushtin që lideri i VV-së, t’i prijë listës zgjedhore.
I pyetur se kush duhet t’i prijë kësaj liste, Bislimi përshkroi liderin e tij, kryetarin e VV-së, Albin Kurtin.“Dikush i cili në masa perceptohet se ka kapacitetin dhe vullnetin që të ballafaqohet me problemet që i ka Kosova”, ka thënë Bislimi.
“Ajo që ne kemi thënë është se nëse ne duam ta dërgojmë mesazhin se ky bashkëpunim nuk ka vetëm dërgimin e PDK-së në Kosovë por ndryshimin e qeverisjes në Kosovë, ai duhet të jetë i menduar mirë dhe minimumi dy mandate qeverisëse”.
“Qartësia se si do të duket qeveria e ardhshme ka me dal në atë moment kur Lidhja Demokratike e Kosovës vendos a do të hyjë në koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje apo jo”, ka thënë ai.Në rast se LDK vepron ndryshe, pra nuk bën koalicion me VV-në, sipas Bislimit, ata tërthorazi tregojnë qëllimin e tyre. (b.an)