Trajneri i skuadrës së “Interit”, Luçiano Spalleti ka theksuar se nuk është skuadra zikaltër që mund të konkurrojë “Juventusin” për titullin.
Ai gjatë një prononcimi për mediet italiane, u shpreh se fitorja ndaj Lacios (3-0 mbrëmjen e të hënës) ishte e rëndësishme, por tregoi se nuk mund të konkurrojë “Juventusin”, pasi skuadra nuk ruan të njëjtin ritëm gjatë gjithë lojës.
“Më pëlqeu vetëm pjesa e parë me Lacion. Skuadra duhet të mbajë ritmin në 90 minuta”.
“Paraqitja e ekipit është gjëja më e rëndësishme. Kemi mundësinë të kontrollojmë ndeshjen siç e bëmë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën kemi humbur topin më shumë sesa duhet, duke lejuar “Lacio-n” të na shkaktonte probleme.
Prandaj them që nuk jemi anti-Juve. Luajtëm mirë në pjesën e parë, dhe kaq. Kjo është ambicia e “Inter”, të ketë mentalitetin dhe të kontrollojë ndeshjen në Olimpico ndaj një ekipi cilësor”, tha Spalletti.
/b.d