Kryetari i PD, Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta nga kreut të qeverisë, Edi Rama, gjatë një deklaratë për mediat. Kryeopozitari akuzoi kryeministrin se ka bashkëpunim strategjik me krimin.
“Bashkëpunimi i Ramës me krimin, strategji e qëllimtë. Rama bashkëpunim strategjik me krimin e organizuar, ka rekrutuar elementë kriminal për të kapur pushtetin dhe vjedhur zgjedhjet. Rama ka nënkontraktuar kriminelet, proces që ka nisur 1 vit para zgjedhjeve. Ne vend të shtabeve zgjedhore, organanizata kriminale e Rilindjes ka vendosur banda kriminale për blerjen e votave. PS është një parti e kapur nga krimi. Nuk ka asnjë drejtues të PS që të mos ketë lidhje me krimin, ose të jenë të kriminializuar vetë, nga Balla, Gjiknuri, Dako, Sejdini, Ulsa Manja etj.”, deklaroi Basha
Lideri i PD tha se Rama po mbron Dakon dhe Tahirin, ndërsa shtoi se Xhafaj nuk do të shpëtojë pa u hetuar vetëm se dha dorëheqjen. Basha kërkoi sërish arrestimin e Vangjush Dakos
“Organizata e Rilindjes e ka kthyer PS-në në narkoparti. Edi Rama ka ndalur se qeverisuri vendin Rama po bën çdo gjë për të mborjtur Dakon dhe Tahirin. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona në luftën ndaj krimit. Xhafaj nuk do të shpëtojë se dha dorëheqjën, ai duhet të hetohet bashkë me Ardi Veliun për manipulim dhe fabrikim provash. Vangjush Dako duhet të arrestohet bashkë me Elvis Roshin dhe prokurorin Arben Ndoj”, deklaroi Basha
Javanews/a.ç