“Numri tragjikisht në rënie i mjekëve për 1 mijë banorë, është simptomë, jo sëmundje.
Ka qënë kjo akuza e deputeti demokrat Tritan Shehu në një intervistë televizive duke u shprehur se sistemi shëndetësor në vend ka probleme.
Por, nuk ka vonuar edhe përgjigja nga Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrotjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila ndryshe nga Shehu e ka bazuar përgjigjen në shifra konkrete.
“Nga janari do kemi +300 mjekë të rinj specialistë, në sistemin tonë shëndetësor, i cili u shpëtua nga kolapsi”
Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Më tej Manastirliu shprehet se ky rezultat pozitiv erdhi si pasojë e shfuqizimit 5 vite më parë, të vendimit “të frikshëm” të 2011-ës për bllokimin e specializimeve në mjekësi.
Reagimi i plotë:
“Falë shfuqizimit 5 vite më parë, të vendimit “të frikshëm” të 2011-ës për bllokimin e specializimeve në mjekësi, nga janari do kemi +300 mjekë të rinj specialistë, në sistemin tonë shëndetësor, i cili u shpëtua nga kolapsi, me punë, jo me shpifje”/a.ç