20 vite burg ka dhënë gjykata për një ish-prift katolik në Karolinën e Jugut.
Ai është shpallur fajtor për përdhunimin e djemve nga një shkollë e mesme, para katër dekadash.
Wayland Yoder Brown, 76 vjeç doli në gjyq i ulur në karrige me rrota dhe u deklarua fajtor për nëntë akuza për sjellje seksuale kriminale me të mitur.
Të pranishëm në seancën gjyqësore ku u dha vendimi ishin edhe dy viktima të identifikuar si Allan Ranta dhe Chris Templeton, të cilën deklaruan se sa e vuajnë abuzimin edhe në jetën e përditshme.
Që nga viti 1978 deri në vitin 1988, ai i mori djemtë nga Shkolla Katotike dhe i përdhunonte në një stacion të braktisur treni. Një prej viktimave ishte 11 vjeç, ndërsa dy djemtë e tjerë ishin më të vegjël se 14 vjeç.
/b.d