Në përgjimin e dytë të Prokurorisë të publikuar në media ku dëgjohet biseda mes dy personave që kërkojnë lekë për vota, kryetari i Bashkisë së Durrësit mohoi që të jetë i përfshirë.
Njëri nga këta persona që fliste për lekë në telefon, është pikërisht “Niçja”, Altin Avdyli, i cili del se flet në telefon me Dakon në një tjetër përgjim.
I pyetur në studion e “Opinion” nëse janë përdorur para për të blerë vota, kryebashkiaku i Durrësit u shpreh se bën sondazhe para zgjedhjeve, duke mohuar kategorikisht blerjen e votave.
Vangjush Dako: “Me këto muhabete do merremi tani? Këto janë karagjozlliqe, janë turpe, se flasin njerëzit tani për ty e për ne. Nuk i fitojmë zgjedhjet ne me Lekë. Ne kemi sondazhet tona gjithmonë nëpër zgjedhje, dhe nuk më kanë lëvizur ndonjëherë sondazhet. Në 2007 më ka marrë Edi Rama në telefon dhe më ka thënë bëj një spot për punësimin sepse jemi 1 pikë prapa, reziultati 300 vota para”.
/b.d