Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të dy kompanive fituese që do kryejnë punimet e dy veprave infrastrukturore, bypass-it të Fierit dhe të Vlorës.
“Ufffffff… “më në fund me djalë” Erdhi aprovimi i fuuuuundit i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për lidhjen e kontratës së financuar nga kjo bankë për Bajpaset e Fierit dhe Vlorës”, thekson Rama.
Kreu i Ekzekutivit bën të ditur se “për pak ditë nis puna dhe në qershor patjetër traseja e hapur për sezonin turistik”.
/b.d