Shtëpia e Bardhë dënoi të mërkurën veprimet “e neveritshme” që shënjestrojnë Barack Obama-n dhe Hillary Clinton, pas interceptimit të pakove të dyshimta, që mbanin me shumë mundësi pajisje eksplozive dhe që ishin në adresë të ish-presidentit dhe ish-sekretares së Shtetit.
“Këto veprime të tmerrshme janë të neveritshme, përgjegjësit e tyre duhet të përgjigjen për këto veprime para drejtësisë”, deklaroi Sarah Sanders, zëdhënësja e presidentit amerikan, Donald Trump.
“Forcat e rendit do të marrin të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur të gjithë personat e kërcënuar nga këta frikacakë”, theksoi ajo.
/b.d