James Rodriguez mund të rikthehet te Real Madridi. Ylli kolumbian, i cili është i huazuar te Bayern Munichu për dy vjet, nuk do të qëndrojë te “bavarezët”.
Sipas medieve spanjolle, drejtuesit e klubit synojnë ta rikthejnë lojtarin në Madrid, pas formës së dobët që po kalon skuadra. Rodriguez nuk është i kënaqur me situatën e krijuar te “bavarezët”, duke pasur probleme edhe me trajnerin Niko Kovaq.
Këtë situatë po tentojnë ta shfrytëzojnë drejtuesit e klubit “Mbretëror”, për ta bindur yllin kolumbian të rikthehet në Madrid, përgatiti Koha. (b.an)