RENEA dhe FNSH zbresin sërish në Shijak. Të mbështetur nga Grupi i Posaçëm Operacional dhe policia e Durrësit, Forcat Speciale po kryejnë një tjetër kontroll në banesa dhe lokale për ekzekutimin e urdhër-arresteve të Gjykatës së Durrësit, për persona të skeduar në narko-trafik.
Mbrëmjen e kaluar RENEA goditi një prej familjeve të përfshira në trafikun e drogës, atë të Astrit Avdylit, i cili ra në pranga bashkë me dy vëllezërit dhe një kushëri.
Grupi i Shijakut dyshohet se ishte i lidhur edhe me laboratorin e heroinës në Has.
/b.d