Task forca e ngritur nga ministrja Manastirliu vazhdon kontrollin e farmacive për tregtimin e barnave pa recetë dhe jashtë kushteve të ruajtjes së barnave. Deri tani janë kontrolluar 158 farmaci dhe janë marrë masa për 79 subjekte farmaceutike
Vazhdojnë kontrollet intensive në rrjetin e hapur farmaceutik për tregtimin e barnave pa recetë. Që nga krijimi i Task Forcës së ngritur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, janë kontrolluar 158 subjekte farmaceutike në të gjithë vendin, nga të cilat 79 janë dërguar pranë Urdhrit të Farmacistëve për rishikimin e licensës.
Gjatë kontrollit të farmacive rezultojnë 79 shkeljë administrative, nga të cilat, pjesa pjesa më e madhe për tregtimin e barnave pa recetë.
Më konkretisht:
• 32 subjekte “Tregtimi i barnave pa recetën e mjekut”
• 26 subjekte “Mungesa e recetave të ekzekutuara sipas klasifikimit”
• 14 subjekte “Farmacia tregton barna pa pullën e kontrollit të lëshuar nga AKBPM-ja”
• 7 subjekte “Mosrespektimi i kushteve të ruajtjes dhe tregtimit me pakicë të barnave”
Task-Forca për kontrollin e barnave, është e përbërë nga përfaqësues të disa institucioneve, që do të ushtrojnë kontrolle në çdo subjekt farmaceutik.
Kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë vendin, me qëllim që të gjitha farmacitë të respektojnë ligjin duke garantuar sigurinë e qytetarëve.