Një paisje ka shpërthyer në një kolegj në Kerch të Krimesë, konfirmuan autoritetet anti-terroriste të Rusisë
Nga incidenti i rëndë raportohet se 10 persona kanë vdekur dhe janë të paktën 50 të plagosur.
Mediat lokale raportojnë se para shpërthimit që tronditi kolegjin, u dëgjuan tingujt e të shtënave.
Të plagosurit janë po dërgohen në spitale. Mjekët konfirmojnë se deri tani 34 persona janë shtruar në spital.
“Ishte një shpërthim nga një paisje ende e paidentifikuar në Kerch,”-tha Komiteti Kombëtar Anti-terrorist i Rusisë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov tha se hetuesit po e konsiderojnë si sulm terrorist.
Kolegji, i cili është mbyllur aktualisht, është duke u inspektuar nga ekipet FSB të mjeteve shpërthyese dhe ekspertët mjeko-ligjorë. /a.ç