Shkrimtarja nga Guadalupe, Maryse Condé disa herë e cituar për Nobelin, u shpall sot fituesja e çmimit të ri në letërsi, me titullin nga ”Akademia e Re” pas polemikave mbi skandalin e lëvizjes #MeToo që çoi në shtyrjen për një vit të çmimit Nobel në Letërsi.
‘Në veprat e saj, me një gjuhë koncize, Maryse Condé përshkruan efektet shkatërruese të kolonializmit dhe kaosin e periudhës postkoloniale’’, ishin vlerësimet e artikuluara nga institucioni gjatë shpalljes së çmimit në Bibliotekën Publike të Stokholmit.
E lindur në shkurt 1937 në Pointe-à-Pitre (Guadalupe), Maryse Condé ka publikuar rreth 30 romane me tematikë mbi skllavërinë dhe Afrikën, si dhe pjesë teatrale dhe ese.
Akademia Suedeze u përfshi nga skandali i lëvizjes #MeToo në vjeshtën e vitit 2017, kur 18 gra akuzuan publikisht bashkëshortin francez të një anëtare të Akademisë për ngacmim dhe përdhunim.
/b.d