Emri i plotë i saj është, Jennifer Joanna Aniston e lindur më 11 shkurt 1969. Ajo, është një aktore amerikane me famë ndërkombëtare. Sipas inv.al është vajza e aktorit grek John Aniston dhe aktores amerikane Nancy Dow.
Ajo pati një fëmijëri të vështirë pasi, prindërit e saj u divorcuan kur ajo ishte vetëm 9-vjeçare. Mirëpo prindërit e saj vazhduan të kujdesen përsëri për të.
Në vitin 2000 u martua me Brad Pitt, por divorcohen në vitin 2005, pasi ai u lidh me Angeline Jolie.
-Para se ajo te behej një yll i famshëm në “Friends”, ishte pastruese tualetesh.
Ajo e ka bërë këtë për para shtesë. “E bëra për më shumë lekë në portofolin tim “,- ka thënë për revistën “Parade”.
Aniston praktikon yoga dhe Karate Budokan.
Çmimet e Aniston në karrierë përfshijnë një çmim “Emmy Primetime”, një Çmim Golden Globe dhe një Çmim Actors Guild Award.