Kryeministri i vendit, Edi Rama ka inspektuar shtratin e rrugës së Arbërit që tanimë është hapur në të gjithë gjatësinë e saj. Gjatë inspektimeve, Rama ka “ngacmuar” pronarin e kompanisë që ka marrë përsipër ndërtimin e saj, duke i përmendur edhe bindjet e tij politike të dikurshme.
“Kur do përfundojë rruga? Në 22 mars, kur çel pranvera. Kur ke votuar për herë të parë për PD. Po çtë kanë bërë mo? Po të sakatuan mo”, u shpreh Rama.
Në aksin e ri që po ndërtohet kryeministri Rama, u shoqërua edhe nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.
Batutat mes Gjiknurit, Ramës dhe Gjokës:
Gjoka: Ura e Vashës do të bëhet brenda një viti.
Rama: Unë e di që do e bëjmë më shpejt se afati por që brenda një viti. Është gjë e madhe.
Gjiknuri: Këta po ecin me ritëm më të shpejtë se financime nga buxheti i shtetit.
Rama: Sepse këta kanë paratë e tyre. Duan të fillojnë sa më shpejt të marrin para.
Gjiknuri: Me këtë ritëm që kanë këta 3 vjet është i garantuar.
Rama: Kur e kemi lënë bahskë?
Gjoka: Ishte katër vjet të kam thënë tre.
Rama: Në prill të 2021? Bile bile në 22 mars, kur çel pranvera. Kur ke votuar për herë të parë për PD. Po ç’të kanë bërë mo? Po të sakatuan mo.