Fituesja e çmimit Nobel për Paqe 2018 ka bërë një rrëfim rrënqethës. Më poshtë gjeni dëshminë e Nadia Murad, gruas që tregon historinë e saj të jashtëzakonshme, vuajtjet, dhunimet dhe përdhunimet, që ka marrë nga Shteti Islamik, ISIS.
***Tregu i skllavërisë seksuale u hap natën. Ne dëgjonim trazira në katin poshtë ku militantët po regjistronin dhe organizoheshin, dhe kur i pari hyri në dhomë, të gjithë vajzat filluan të bërtisnin. Ishte si një skenë shpërthimi. Ne rënkonim të plagosura, villnim, por asnjë gjë nuk i ndalte militantët. Ata ecnin nëpër dhomë duke na ngulitur sytë drejt, ndërsa ne bërtisnin dhe luteshim. Ata u vërsulen drejt vajzave më të bukura duke i pyetur sa vjeç janë dhe duke parë nëse ishin të virgjëra apo jo. Pyetën një gardian nëse ishim të virgjëra, dhe ai u përgjigj; “sigurisht!” Si një tregtar, ai krenohej për mallin e tij, ndërkohë që militantët filluan të na preknin kudo që ata dëshironin, sikur të ishim kafshë.
Ishte një kaos derisa militantët dolën nga dhoma, duke analizuar vajzat dhe duke bërë pyetje në gjuhën arabe ose turkmene.
“Qetësohuni!” na bërtisnin militantët, por urdhrat e tyre na bënin të bërtisnim edhe më fort. Ishte e sigurt që nëse një militant do dëshironte t’më merrte mua, nuk do e kishte pasur të thjeshtë. Ulërija dhe bërtisja duke larguar nga vetja, duart që më mbërthyen. Vajzat e tjera po bënin të njëjtën gjë duke u strukur në dysheme, ose duke qëndruar pas njëra –tjetrës.
Ndërsa akoma vazhdoja në atë situatë, një tjetër militant erdhi brenda. Ai ishte militant i rangut të lartë, i quajtur Salwan, që kishte ardhur me një vajzë tjetër, nga Yazidi, i cili donte ta zëvendësonte. “Çohu”, tha ai. Unë nuk lëviza dhe më shkelmoi. “Ti! Vajza me xhaketë rozë! Të thashë, çohu!”.
Sytë e tij u ngulitën thellë në mishin e fytyrës time, që ishte tërësisht e mbuluar me flokë. Ai nuk dukej si njeri, por si përbindësh.
Sulmi në Irakun e Veriut dhe marrja e vajzave për t’u përdorur si skllave seksuale, nuk ishte një vendim spontan i bërë në fushë-betejë, por ishte organizuar mirë nga shteti islamik ISIS-s. Ishte planifikuar si do shkonin në çdo shtëpi, çfarë do bënin me vajzat më shumë ose më pak të vlefshme, kush nga militantët meritonte një skllave seksuale. Madje kishin planifikuar dhe çfarë do publikonin në revistën e tyre propagandistike, Dabiq, për të tërhequr rekrutë të rinj.
Por ISIS-s nuk është edhe aq origjinale sa ata pretendojnë. Përdhunimi është përdorur gjatë gjithë historisë si një armë lufte. Unë kurrë nuk e kisha menduar se do kisha diçka të përbashkët me gratë nga Ruanda, dhe tani jam lidhur në mënyrën më të keqe të mundshme, si viktimë e një lufte krimi. Është kaq e vështirë të flasësh për të, sepse askush në botë nuk e ka ndjekur penalisht këtë ngjarje makabre, që i ka fillesat shumë vite më parë.
Në katin më poshtë, një militant po shënonte transaksionet në një libër, duke shkruar emrat tonë dhe emrat e militantëve që na morën. Mendova se isha marrë nga Salwan, duke parë sesa i fortë ishte dhe sa lehtë mund të më shtypte me duart e tij. Pa marrë parasysh se ç’më bëri, dhe pa marrë parasysh sa i rezistova, kurrë nuk do ish a në gjendje ta luftoja atë.
Unë vetëm shihja në dysheme, shihja këmbët e mia, këmbët e militantëve dhe këmbët e vajzave që lëviznin drejt meje. Në turmë, pash një burrë me këmbë të holla si të grave, që kishte veshur sandale dhe po vinte drejt meje. Unë fillova t’i përgjërohesha; “Të lutem, mos më merr me vete! Bëj çfarë të duash, por mos më lër në duart e atij gjiganti”. Nuk e di pse djaloshi ra dakord dhe iu thye Salwan duke i thënë: “Ajo është e imja, dhe s’ka diskutim”.
Njeriu i dobët ishte gjykatës në Mosul, dhe askush nuk iu bind atij. E ndoqa nga pas dhe ai më pyeti për emrin me zë të butë, por aspak të sjellshëm. “Nadia”, iu përgjigja unë, dhe ai u kthye te gjendja civile. Ai më duket se e njohu menjëherë militantin dhe nisi të regjistronte informacione. Ai na përmendi emrat dhe nisi t’i shkruante ato; “Nadia – Hajji Salman”. Kur përmendi emrin e rrëmbyesit tim, u duk sikur iu lëkund pak zëri, sikur ishte i frikësuar, dhe unë në ato momente pyesja veten nëse kisha bërë ndonjë gabim të madh.***
Nadia Murad përfundimisht i shpëtoi rrëmbyesve të saj të ISIS-s. Ajo iku nga Iraku dhe në fillim të vitit 2015 shkoi si refugjate në Gjermani. Një vit më vonë, ajo nisi fushatat kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
***Në nëntor të 2015, një vit e tre muaj pasi ISIS-s erdhi në qytetin tim, unë u largova nga Gjermania në Zvicër për të folur për një forum në OKB, për çështjet e pakicave. Ishte hera e parë që unë tregoja historinë time para një audience kaq të madhe. Doja të flisja për gjithçka, për fëmijët që vdiqën nga dehidratimi, ata që ikën nga vendi, familjet e mbetura në mal, mijëra gra dhe fëmijë që mbetën robër dhe për atë që vëllezërit e mi panë në vendin e masakrës. Unë isha vetëm një nga qindra viktima të Yazidit. Komuniteti im ishte shpërndarë, duke jetuar si refugjatë brenda dhe jashtë Irakut. Vendi im vazhdonte të ishte i pushtuar nga ISIS. Kishte kaq shumë gjëra që bota duhej të dëgjonte për Yazidin.
Doja t’u tregoja atyre shumë gjëra , që të krijonin për ne një strehë të sigurt dhe të ndiqej penalisht ISIS, për gjenocid dhe krime çnjerëzore. Unë duhej t’i tregoja auditorit për Hajji Salman për dhunën e ushtruar dhe gjithë abuzimet që kisha dëshmuar. Vendimi për të qenë i ndershëm, ishte një nga vendimet më të vështira që kisha bërë ndonjëherë, gjithashtu një nga më të rëndësishmit.
Shkova të lexoja fjalimin tim. Me qetësi sa mundja, bisedova për mënyrën sesi isha rrëmbyer unë dhe vajzat. U tregova atyre sesi më kishin përdhunuar dhe rrahur vazhdimisht, dhe si në fund u arratisa. U tregova për vëllezërit e mi të vrarë. Kurrë nuk është e lehtë të tregosh historinë tënde. Çdo herë qe e tregon, e përjeton. Kur u them dikujt për pikat e kontrollit ku më kanë dhunuar burrat, ose përjetimet e mia nga kamxhiku i Hajji Salman, unë jam kthyer pas në kohë dhe i kam përjetuar po njësoj ato momente terrori. I gjithë Yazidi jeton me këto kujtime.
Historia ime, e thënë me ndershmëri dhe fakte, është arma më e mirë kundër terrorizmit dhe kam në plan ta përdor derisa terroristët të gjykohen. Ka aq shumë për t’u bërë. Udhëheqësit botërore dhe veçanërisht udhëheqësit fetarë myslimanë, duhet të ngrihen dhe të mbrojnë të shtypurit.
Unë dhashë një fjalim të shkurtër. Kur mbarova së treguari historinë time, vazhdova të flas. Unë u thashë atyre se nuk jam këtu për të mbajtur fjalime, por sepse çdo banor i Yazidit dëshiron që ISIS të ndiqet penalisht dhe të gjykohet për gjenocid. U thashë atyre që dëshiroja të shihja njerëzit që më dhunuan me sy, të gjykoheshin nga drejtësia. Më shumë se çdo gjë tjetër thashë, dua të jem vajza e fundit në botë, me një histori të tillë.***
Nadia Murad u rrëmbye nga ISIS, si shumë gra të tjera të Yazidit në vitin 2014. Ndër të rrëmbyerat ishin dhe motrat e saj. Ajo humbi gjashtë vëllezërit dhe nënën e saj. Nadia para pak ditësh u nderua me çmimin Nobel për Paqe 2018, sëbashku me gjinekologun Denis Mukwege. Ky ishte vetëm një ekstrakt i autobiografisë së saj. Vajza e fundit: Historia ime e grabitjes dhe lufta ime kundër Shtetit Islamik, botuar nga Virago./ Përshtati Enkeleda Bodini-dritare.net