Agjensia italiane e informacionit ANSA, informon sot se sipas burimeve diplomatike evropiane, Austria e Danimarka po insistojnë në planin e tyre për ngritjen e qendrave për strehimin e emigrantëve të dëbuar nga Bashkimi Europian në vende të treta jo anëtare të BE, në veçanti në Shqipëri.
Sipas ANSA-s në këto kampe emigrantësh do të strehohen azilkërkues ndaj të cilëve është marrë vendimi përfundimtar për largimin e tyre nga territori evropian e që nuk mund të riatdhesohen në vendet e origjinës për shkak të mungesës së marrëveshjes mes palëve.
Një dokument i tillë që përmban konceptin e ngritjes së qendrave të emigrantëve në vendet e treta jo anëtare të BE është prezantuar dhe më parë në Komitetin Strategjik Evropian për Emigracionin.
Dhe pse nuk është parashikuar që një çështje e tillë te jetë në axhendën e punës së Ministrave të Brendshëm të vendeve anëtarë që do të mbahet të premten e ardhshme në Luksemburg, sipas agjencisë italiane të informacionit me shumë gjasa mund të merret në diskutim, raporton Ora News.
ma.me