Gazetari i kronikës Flamur Vezaj i ka kushtuar një reagim përmes një postimi në Facebook, ngjarjes me një të vrarë dhe dy të plagosur, që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e së enjtes.
Vezaj bën një rezyme të figurave të përfshirë në konflikt, ku nxjerr në pah dallimin e pastërtisë penale mes personave të plagosur e viktimës nga njëri grup, dhe personave të grupit tjetër që morrën pjesë në sherr, tre prej të cilëve janë në kërkim policor. Teksa ndalet te figura e Meviol Bilo-s, gazetari shkruan se ai është një hero që i detyruar nga rrethanat, tashmë iu shkatërrua karrier dhe i rrezikohet jeta.
Statusi i plotë i Flamur Vezajt
Nje komando hero, perballe krimineleve!
##
#Meviol Bilo apo sic e therrasin koleget e tij Joli, i dekoruar dhe vleresuar me nota maksimale disa here nga shteti shqiptare e aleatet si dhe nga SHBA-ja per nje mision sekret ne vitin 1998 ne zonen mes Malit te Zi dhe Kosoves per marrjen e CD-ve te avionit vezhgues te rene ne kete zone malore! Eshte njeri nga 30 themeluesit e Forcave Speciale Shqiptare i cili ka marr pjese ne misione paqeruajtese ne Republiken e Chadit ne Afrike, Irak e Afganistan! I stervitur nga forcat speciale amerikane “Green Berrets” dhe me pas pjese e kompanie luftarake shqiptare “Eagle” 1,2,3 e vazhdim krah forcave speciale amerikane e britanike ne zona te nxehta te luftineve ne Afganistan, ku ne nje nga keto misione humbi jeten edhe oficeri Feti Vogli! Sipas burimeve nga Ushtria, Meviol Bilo eshte specialist xhenio, zhytje, qitje, etj dhe ka qene pjestar i kompanise se pare antiterrorr ne Forcat e Armatosura! Pershkruhet si djal punetor, i perkushtuar, i drejt dhe shume i qete! I pa skeduar ndonjehere nga Policia!
#Ervin Mata, biznesmen per shkak se familja disponon disa prona, ka nje biznes hotelerie familjar dhe ka investuar ne ndertim ne Tirane! Frekuentues i jetes se nates dhe i fejuar i kengetares Elvana Gjata dhe i pa skeduar nga policia per ndonje veper ne Shqiperi!
#Fabiol Alushi, eshte perfshire ne sherr vetem se ka pas qellim qetesimin e situates qe me pas doli nga kontrolli dhe eshte larguar nga lokali bashke me te dyshurit!
#Geldo Hoti, dyshohet se ka ndihmuar te dyshuarit si autor te largohen nga vendi i ngjarjes! I pa denuar me pare!
###
Te shpallurit ne kerkim perballe tre te “demtuarve” me nje CV te pasur kriminale!
###
#Ervis Martinaj, i denuar nga drejtesia per organizim te lojrave te fatit te palicensuar, i dyshuar per disa ngjarje kriminale, si vrasja e Elvis Docit, Enton Nikaj, gjobevenie e kanosje te efektiveve te policise i skeduar si person me precdent te theksuar kriminal dhe i dhunshem!
#Fabiol Gaxha, i denuar per armembajtje pa leje dhe i shpallur ne kerkim per vrasje te mbetur ne tentative dhe i referuar ne raportet e policise si person me rrezikshmeri shoqerore per shkak te prirjeve kriminale!
#Esmerald alias Eljon Hato i denuar disa here nga gjykatat dhe i hetuar per vrasje e porositje te vrasjes nga burgu! Disa here i skeduar nga policia dhe i cilesuar si person me rrezikshmeri shoqerore!
###
Me larte rendita disa FAKTE per te kaluaren e personave te perfshire ne ngjarjen e zones se ish-bllokut ku mbeti i vrare nje person dhe dy te tjere u plagosen! Vetem nga leximi i CV-se e kuptoni se me cfare persona kemi te bejme dhe si mua edhe juve besoj ju shkon ne mendje pyetja, se cfare e shtyu te dyshuarin “hero” te ushtrise te qelloi ndaj ketyre tre personave me CV-i te pasur kriminale dhe qe bartin mbi supe minimumi nga nje dyshim per vrasje! A thua aq ngusht ia kishin sjell E.Mates dhe M.Bilos sa te kunderpergjigjet ky j fundit ne menyren me extreme, ate te shkrepjes se armes! Ndoshta eshte heret, por kam pershtypjen se “heroi” ushtarak ka reaguar ne kushtet e vetmbrojtjes pasi te dhenat paraprake thone se ka qene Fabiol Gaxha qe ka nxjerr pistoleten dhe ka qelluar i pari ne drejtim te personave tashme te shpallur ne kerkim! Por te presim deri ne fund te hetimeve!
##
Eshte e disata here qe ushtarak te forcave komando perfshihen ne ngjarje kriminale apo jane ne krah te personave edhe me rrezikshmeri shoqerore apo detyrohen te bejne pune te “shoqeruesve” per shkak te pagave qesharake qe marrin! Kjo page, mendoj qe e ka shtyre edhe M.Bilon qe te mos rri pas punes ne ushtri me dy femijet e tij por te dal t’i degjoj po… e E.Gjates e te perfshihet ne nje ngjarje qe jo vetem i shkaterroi karrieren por i rrezikohet edhe jeta atij e pjesetarve te familjes se tij! E per cfare, sepse shteti nuk eshte ne gjendje ti jap nje vleresim te knaqshem financiar qe ai dhe shume koleg te tij, qe jane aset kombetare, te mos perfshihen ne ngjarje te tilla!