Nisur nga vrasja e ndodhur ne mes te bllokut, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi keshillon të gjithë ata që frekuentojnë zonën e ish-Bllokut ne Tirane, që të marrin jelek antiplumb.
“Kur pini kafe apo një ujë në Bllok mos harroni të merrni me vete jelek antiplumb. 100 metra larg zyrës së kreut të parlamentit ndodh një luftë bandash. Mund të përmendim raste pafund, raste të pazbuluara apo mijëra raste kur kriminelët janë të identifikuar por nuk ndalohen. Folën për reformë, por kjo reformë jo vetëm që u kap nga Edi Rama por po përdoret si mundësi për të mbuluar krimin e organizuar”, tha Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat e LSI-së në Berat.
ma.me