Shkolla e drejtorëve është një risi e sistemit arsimor në Shqipëri. Gjatë prezantimit të projektit, kryeministri Edi Rama, deklaroi se baza e dijes është shkolla dhe se 5 vite më parë sistemi ishte i korruptuar dhe i kalbur dhe u transformua nga kjo qeveri.
Kryeministri Edi Rama pranoi se drejtorët dhe nëndrejtorët e shkollave janë ende të varur nga politika.
Kreu i qeverisë tha se është bërë e mundur ndarja e politikës nga mësuesit, por drejtoret jane ende të varur. Rama deklaroi se “Shkolla e Drejtorëve” do t’i japë fund kësaj situate
“Shkolla e drejtorëve është një burim dije që nuk ka të paguar. Shkollën e kemi ndarë nga politika nga niveli i mësuesve. por nuk e kemi ndarë shkollën nga politika nga emërimi i drejtorëve dhe nëndrejtorëve. Ka drejtorë dhe nëndrejtorë që nuk e meritojnë të jenë. Shkolla e Drejtorëve nuk do të jetë një metodologji me trajnimet më të mirë, me metodologjitë më të mira”, tha Rama.
Gjithashtu kreu i qeverisë tha se sot, nuk mundet që djali i një ministri, apo vajza e një deputeteje, të kalojë vajzën e një çobani, nëse ai nuk mëson.
“Djali i një ministri, vajza e një deputeti nuk e parakalon dot kurrë dalin e një çobani në mal, apo vajzën e një familje në fshat, nëse këta të dytën kanë rezultate të mira, nuk i kalon dot njeri”.
Rama theksoi se investimi në dije është kyc per të ardhmen. Shefi i qeverisë bëri një krahasim edhe me Izraelin
“Vendet nuk dallohen nga njëri-tjetri si rezultat e asaj që kanë, por asaj që dinë. Unë bëj shpesh krahasimin mes Shqipërisë dhe Izraelit, ata nuk kanë ujë, ne jemi vendi i dytë më i pasur në Europë. Por ata kanë sistemin më ekselent në botë, ndërsa ne ujin e kemi pasur problemin më të madh. Baza e dijes është shkolla. Pavarësisht atyre që mund të thuhen sot për atë që ne kemi bërë në këto 5 vite për shkollën, transformimi i sistemit tonë arsimor ka nisur nga rrënjët dhe po shtrihet në të gjithë hapësirën e këtij sistemi. Ka shumë për të përmirësuar, ka ende boshllëqe e të meta, si pasojë e të shkuarës, që janë aktive, por shkolla nuk ka vend për krahasim me atë të 5 viteve më parë. Tashmë, rekrutimi i mësuesve nuk është i lidhur me politikën që zhvillohet në interes të partive”, tha Rama.
Javanews/a.ç