Kjo vizitë e Vuçiçit në Moskë,sikur dhe ajo më herët në veri të Kosovës, më shumë është propagandë sesa përmbajtje, tha për rel Bodo Weber nga Këshilli i Berlinit për politikë demokratizuese, transmeton Koha.net.
„Po vërejmë thirrjen në lidhjet tradicionale me Rusinë, nga ana tjetër, sa po vërej unë, Vuçiqi në pyetjen nëse ka folur për këmbim territoresh, është përgjigjur se nuk ka pasur çfarë të flasë pasi që Perëndimi ka hedhur poshtë këtë propozim për zgjidhej konflikti ndërmjet Kosovës e Serbisë.
Është e qartë se ai ka shkuar që atje vazhdojë simbolikën e politikës edhe Perëndim, edhe BE, edhe Rusi. Unë nuk besoj që ai të ketë pasur ndonjë bisedë me përmbajtje”, ka vlerësuar Weber.
Ai mendon se kjo vizitë,sikur dhe ajo në veri të Kosovës, ka pasur për qëllim që ta mjegullojë dështimin që dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës ta orientojë drejt këmbimit të territoreve. (b.an)