Porkuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë pretencën për Emiliano Shullazin.
Organi i akuzës ka kërkuar 17 vite burg për Shullazin. Ndërkohë, për mikun e tij Gilamando Dani kërkohen 15 vite burg.
Për pjesëtarët e tjerë të grupit Endrit Qyqja dhe Endrit Zela janë kërkuar 11 vite burg ndërsa për Blerim Shullazin 10 vite.
Të pranishëm në seancën e sotme ishin edhe përfaqësues nga ambasada amerikane dhe ajo gjermane.
Dosja “Shullazi” futi në kaos Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi prokurorët refuzuan hedhjen e shortit për të gjykuar këtë çështje pas largimit të Elisabeta Imerajt, që u emërua drejtuese e prokurorisë në Tiranë dhe Eneid Nakucit me pretendimin se është sëmurë. Tashmë priten konkluzionet e mbrojtjes dhe vendimi që do japë gjykata.
Banda e Shullazit akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel “Vollgën” në Durrës.
Para nisjes se gjyqit, ashtu si ndodhi edhe seancen e shkuar, jane marre masa te forta sigurie para ambienteve te gjykates. /a.m.