Policia italiane e Raguzës në bashkëpunim me policinë e Katanias në rajonin e Siçilisë ka arrestuar në flagrancë dy shtetas shqiptarë me akuzën e trafikut të drogës dhe ka sekeustruar rreth 190 kg marijuanë në vlerë 1 milionë e gjysëm euro.
Dy shqiptarët e arrestuar janë A.A 28 vjeç e C.J 28 vjeç.
Arrestimi i tyre është bërë pas një kontrolli territorial, i cili ka identifikuar një furgon mallrash të qarkullonte në një zonë periferike e të izoluar të komunës Marina Marza ad Ispica.
Pas një ndjekje prej 30 minutash furgoni ka hyrë në një banesë private, fakt që ka shtyrë policinë italiane të ekzekutojë një kontroll banese.
Në banesë janë gjetur 45 pako me marijuanë me peshë totale prej 188 kg. Vlera e drogës sipas autoriteteve italiane përllogaritet të jetë rreth 1 milionë e gjysëm euro. Dy shqiptarëve u janë sekuestruar dhe 3000 euro cash.
Pas analizës së furgonit, ekspertët italianë kanë verifikuar një modifikim të tij në pjesën e dyshemesë i përdorur për transportimin e lëndës narkotike.
a.ç