Cikloni në veri të Adriatikut, që ka prekur kryesisht vendet fqinje Greqinë dhe Italinë, ka sjellë ndryshime atmosferike edhe në Shqipëri. Muaji tetor, tregojnë metereologët pritet të këtë një mot të paqëndrueshëm, për shkak të tij.
“Një tetor tipik, vjeshtor. Ditët që mund të jenë 5 6 ditë afatgjata, me temperature më të lartë se norma here pas herë do të ndërpriten nga episode ditësh, 3- 4 ditë që shënojnë temperatura më të larta se norma; do të kemi mëngjese disi më të ngrohta, ndërkohë vlera maksimale nuk do të kenë ndryshime të mëdha. Temperaturat maksimale do të jenë diku 27- 28 gradë”, tha Lajda Proja, metereologe.
Kushtet atmosferike të paqëndrueshme dalin në dukje që këtë javë të parë të tetorit.
“Dita e martë dhe e mërkurë do të mbeten kryesisht në një mot të vrenjtur. Vranësirat do të gjenerojnë shira, të martën do të kemi. Kemi një ndërprerje ditën e enjte, ku do të kemi përmirësim të kushteve të motit, ku kthjellimet do të jenë të pranishme. Për tu rikthyer më pas shirat në fundjavë”, u shpreh Proja.
Megjithatë, pavarësisht vranësirave, meterologët theksojnë se këtë muaj nuk do të mbizotërojnë shirat./TCH