1758 – Lindi admirali Horacio Nelson (Horatio) një nga strategët më të mëdhenj në historinë e luftërave detare. Ai mori fitoret kryesore mbi flotën e Napoleonit, dhe në 1805 ai i shkaktoi një humbje katastrofike me flotën e bashkuar spanjolle-franceze pranë Trafalgar.
1518 – Lindi piktori italian Jakopo Tintoreto (Jacoppo Tintoretto), një nga mjeshtrat më të mëdhenj të shekullit të 16-të, i famshëm për aftësinë e arritjes së efekteve të jashtëzakonshme të dritës. Ai kishte një ndikim të madh në pikturën evropiane, sidomos në impresionistët (“Darkë sekrete”, “Gjykata e fundit”).
1901 – Lindi fizikani bërthamor italian Enrico Fermi, fitues i çmimit Nobel për fizikë në vitin 1938. Ai u mor me një numër zbulimesh themelore në fizikën e bërthamës atomike dhe më 2 dhjetor 1942, ai lëshoi reaktorin e parë bërthamor në Çikago. Kjo datë merret si fillimi i epokës atomike. (b.an)