Kontrollet e befta të territorit në lokalet e natës, goditën një rast të shpërndarjes së drogave të forta Lushnje.
Gjatë aksionit të zhvilluar natën mes të enjtes dhe të premtes, u bë arrestimi i Redjon Caushit, 24 vjeç, banues në Lushnje.
Prangosja e tij u bë pasi në lokalin “Bar loto” në pronësi të tij në qytetin e Lushnjes, u gjetën të fshehura në një vend të përshtatur në mur 12 doza lëndë narkotike të dyshuara kokainë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe një shkop gome i ngjashëm me atë që përdorin punonjësit e policisë.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Lushnjes po bëhet sekuestrimi i lokalit të përshtatur për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi D.M., 25 vjeç pasi gjatë kontrollit fizik ju gjet një dozë me lëndë narkotike kanabis sativa.
Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Lushnjes për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo e shitja e armëve të ftohta”.
/b.d
Kokainë dhe kanabis në Lushnje, lokali nën sekuestro, arrestohet i zoti on Vidnews.