Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Shënkoll” të Elbasanit.
Duke drejtuar motoçikletën e tij, 31-vjeçari G. M., banues në lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar vetë drejtuesi, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
/b.d