“There’s nowhere for me to be”, ose thënë ndryshe “Për mua nuk ka asnjë vend”.
Duket si frazë e ndonjë kënge, por drejtori dhe nxënësit e Liceo Brocchi di Bassano del Grappa në Itali, nuk kanë dyshime: bëhet fjalë për kërkesën e dëshpëruar për ndihmë të një nxënësi.
Komuniteti i shkollës, nuk vonoi në përgjigjen ndaj apelit të shfaqur në murin e liceut.
Ato pak fjalë, prekën thellë komunitetin e të rinjve, të cilët nuk qëndruan indiferentë ndaj shokut të “panjohur”.
Muri me shprehjen e trishtë u mbulua shumë shpejtë me shpreh frymëzuese të shoqëruar me zemra.
Në to shkruhej, “Nëse ke nevojë, ne jemi këtu”, “Ka vend për secilin nga ne”, “Eja, dyert janë gjithmonë të hapura” dhe shumë mesazhe të tjera shkruan noa.al.
Sakaq drejtoria e shkollës deklaron se “Nuk e dimë kush e ka shkruar atë shprehje, por nuk është një akt vandal. Donim të përqendroheshim tek përmbajtja e kësaj shprehie. Shkolla është shtëpia e të gjithëve dhe askush nuk është vetëm”./a.m.