Një grua pritet të dënohet për një aukuzë të rëndë.
Ajo u ndalua nga policia pasi u zbulua se për pesë vite me radhë mbante të mbyllur në dollap foshnjën e saj të vdekur.
Ka qenë vetë Emiri Suzaki që shkoi në polici dhe rrëfeu për ngjarjen.
Zyrtarët gjetën trupin dekompozuar të foshnjes të mbyllur në një qese plastike në një dollap me kyç, në një stacion në Tokio.
“Isha në panik pasi linda një fëmijë të vdekur dhe e mbajta trupin pasi nuk munda ta varros”, u tha nëna policëve.
Suzaki e kishte braktisur foshnjën në një dollap afër Stacionit Uguisudani, një stacion hekurudhor në Tokio, katër ose pesë vjet më parë, raportoi Japan Times. Gruaja u arrestua me akuzën e braktisjes së foshnjes./a.m.