Një 47-vjeçar nga Berati u arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për drogë. Në kuadër të operacionit “Kalaja” si dhe pas një pune intensive nga Seksioni Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve u bë arrestimi i Landi Bixhekut, banues në Berat.
Shpallja në kërkim dhe ndalimi i shtetasit të lartpërmendur u bë pasi në banesën e tij në lagjen “13 Shtatori” gjatë kontrollit u gjetën 441 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva e përpunuar në formën e Çokollatës, 2.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, një arkë me 35 granata ofensive dhe 40 difensive dhe peshore elektronike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Mbajtja e armëve dhe municioneve ushtarake”.