Një stuhi e fortë ka përfshirë rajonin e Kukës mesditën e kësaj të hëne.
Stuhia ka qenë aq e fortë sa ka patur edhe shkëputje të energjisë elektrike në qytet dhe në fshatrat rreth Kukësit.
Nga raportimet e deritanishme mësohet se ka patur shumë dëme materiale, janë thyer pemë, si dhe janë dëmtuar biznese dhe banesa në zonat periferike.
Nga stuhia e fortë janë dëmtuar edhe varrezat e Kukësit. Ndërkohe erërat e forta kane nxjerrë në rrugët e qytetit plehrat që ishin nëpër kontejnerë, duke sjelle ndotje të madhe. Pak orë pas stuhisë Kukësi i ngjante një shkretëtire.