Shërbimi Informativ i Qeverisë në Barbados, ka njoftuar se këngëtarja me famë botërore, Rihanna, është emëruar ambasadore në Barbados.
Rihanna, emri i plotë i së cilës është Robyn Rihanna Fenty, ka lindur në Saint Michael, Barbados, transmeton Koha.net.Përgjegjësi e saj tash është të promovojë arsimin, turizmin dhe investime në këtë ishull.
Ajo pak javë më parë, përmes një postimi në Twitter, ka kërkuar nga udhëheqësit në Gjermani, Japoni, Finlandë dhe Zelandë të Re, të sjellin sa më shumë fonde në Barbados.
Por, ndërkohë Rihanna vazhdimisht ka shkruar për Barbadosin, përvojat e saja atje dhe se si njerëzit po vetëdijesohen gjithnjë e më shumë atje. (b.an)