Mungesa e prokurorëve në seancën gjyqësore, ka bërë që gjyqi i Jaeld Çelës të shtyhet. Mosprezenca e prokurorëve në seancën gjyqësore, mbetet një tregues ende i paqartë.
Ai më parë mbante postin e ish-kreut të Policisë së Vlorës. Ish-drejtori dyshohet se ka qenë i lidhur me grupin e “Habilajve”, por ditë më parë, përkatësisht me 16 shtator kërkoi mbylljen e hetimeve ndaj tij.
Emrat e zyrtarëve që dyshohen si të përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit janw ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jael Cela, Gjergj Kohila, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar, në drejtorinë e Qarkut Vlorë si dhe ish-drejtori i Postës së Dhërmiut, Sokol Bode.
Ky i fundit është fotografuar me Moisi Habilajn, pamje që qarkulluan edhe në media. Këto urdhër-arreste kanë mbërritur në polici dhe pritet ekzekutimi i tyre.
Të tre ish-drejtuesit e Policisë së Vlorës kanë drejtuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë gjatë viteve 2015-2016. Akuza që qëndron mbi këta zyrtarë është ajo e mosveprimit ndaj kultivimit të kanabis sattivës në këtë qark.
Gjithashtu, për dyshime të tilla, edhe Partia Demokratike ka denoncuar faktin se ai ishte i lidhur me “Grupin e Habilajve:
Konkretisht, Deputeti i PD-së, Alibeaj është shprehur: “Eshtë faktuar të paktën prej katër muajsh se lidhja midis ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe trafikantëve të drogës, bandës së Habilajve, mbahej edhe nëpërmjet Drejtorit të Policisë së Vlorës.
/balkanweb/b.d