Policia e Shtetit është angazhuar për arrestimin e personave që lëvizin me armë zjarri. Gjatë kontrolleve të ushtuara në polici u shoqëruan 67 shtetas, me preçedentë penalë të mëparshëm si dhe janë verifikuar dhe kontrolluar mjetet e tyre. Ndërkohë në pranga ranë dy të rinj, për “Armëmbajtje pa leje” dhe tjetri për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.
Kontrollet u kryen nga “Shqiponjat”, Forcat e Operacioneve Speciale në D.V.P Tiranë dhe Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve, në zbatim të Planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, për parandalimin e ngjarjeve kriminale si dhe për evidentimin dhe goditjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.
Si rezultat i kontrolleve, nga shërbimet e rendit të Komisariati të Policisë Nr.3, në rrugën “Asim Vokshi” gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit Arsen Caka, 30 vjeç, banues në Tiranë, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materaile, një armë zjarri Pistoletë.
Gjithashtu në bulevardin “Bajram Curri”, gjatë kontrollit të ushtruar nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në mjetin tip “Renaul”, që drejtohej nga Gerard Ramaliu, 29 vjeç, banues në Tiranë, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës 3 pako të ambalazhuar me natriban me lëndë të dyshuar narkotike të llojit “Kokainë”.
Janë sekuestruar në total:
– armë zjarri “Pistoletë” me fishekë
– 3 pako të ambalazhuara me natriban me lëndë të dyshuar narkotike të llojit “Kokainë”
– 2 aparate celular
– automjet tip “Renault”
Kontrollet do vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Tiranë, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.