Është ndarë nga jeta në spital, si pasojë e një sëmundje të rëndë, Presidenti i Vietnamit, Tran Dai Quang.
Ai u nda nga jeta në moshën 61-vjeçare, ndërsa prej muajsh vuante nga sëmundja e rëndë.
Quang priti Presidentin amerikan Donald Trump, në vizitën e parë të kreut të Shtëpisë së Bardhë, në një shtet komunist, gjatë vitit të kaluar.
Dalja e tij e fundit në publik ishte të mërkurën e kaluar, gjatë një takimi të Partisë Komuniste dhe gjatë një pritje të një delegacioni kinez.
Quang u zgjodh President, në prill të vitit 2016.
/b.d