Mbledhja e opozitës në Vlorë këtë herë u shoqërua me mungesa të theksuara ku ra në sy mungesa e aleatëve kryesorë të PD-së para zgjedhjeve të 25 qershorit.
Në takim vendin e republikanit Fatmir Mediu dhe liderit të PBDNJ-së, këtë herë e kishte zënë kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi.
Ky i fundit gjatë fjalës së tij dha një mesazh për kreun e PBDNJ, Vangjel Dule dhe të gjithë forcave opozitare që nuk i pëlqeu ideja e afrimit të PDIU-së.
“Nuk kemi ardhur këtu për të zhvendour kënd, por kem ardhur si vlerë e shtuar. Ne jemi në habitatin tonë’, tha Idrizi, teksa theksoi se vëmendja e opozitës duhet të përqëndrohet te rrëzimi i qeverisë.
“Kjo mazhracë prej 5 vjetësh është jo vetëm e konsumuar dhe e lodhur por e ka çuar Shqipërinë në drejtim të paditur”, tha Idrizi./a.m.