Kalimi i PDIU në opozitë, duket sikur e ka përçarë aleancën e Bashës
Në takimin e quajtur të jashtëzakonshëm, bie në sy mungesa e kreut të PBDNJ, Vangjel Dule, por edhe e kreut të republikanëve, Fatmir Mediut
Shpëtim Idrizi është shfaqur në krahun e djathtë të Bashës, ndërsa në të majtë, ishte vendosur Monika Kryemadhi.
Kalimi i PDIU zyrtarisht në opozitë, nuk është pritur mirë as nga Nard Ndoka, ndërsa kritika ka shfaqur edhe kreu i LZHK, Dashamir Shehi.
Gjatë fjalë së tij, Idrizi ka theksuar se opozita është numerikisht maxhorancë. Idrizi u shpreh se PDIU është një vlerë e shtuar për opozitën
“Sot opozita numerikisht është në maxhorancë, sot si raport forcash jemi në maxhorancë, por ka ardhur dita ti japim shqiptarëve ofertën dhe zgjidhjen tonë për të gjithë problemet që kanë, ekonominë, krimin, vendosjen e shtetit ligjor. Se ka ardhur koha pas 27 vjetësh të shkëputemi nga tranzicioni, vetëm një person ka qenë 20 vjet në pushtet dhe ky është Edi Rama”-tha Idrizi.
Javanews/a.ç