Arta Marku po raporton pa tymuese në Kuvend, por kjo nuk e pengoi Lulzim Bashën për ta sulmuar nga Vlora,
Kreu i PD, deklaroi se kryeprokurorja është shërbëtore e Ramës dhe i kërkoi mediave që të mos transmetojnë live raportimin e Markut
“Arta Marku është sherbëtore e Ramës. Mediat të mos transmetojnë shërbëtoren e Ramës. Në kuvend po ndodh vetëm vjedhje. Prania e Arta Markut në Kuvend, është çertifikata e vjedhjes. Duhej të shkonte me pranga për të arrestuar një dyzinë hajdutësh në parlament. Nuk ka kuptim të raportojmë statistika se sa presh dhe qepë të vjedhur ka kapur policia, kur maxhoranca është kapur me presh në duar duke vjedhur”, deklaroi Basha
Javanews/a.ç