Investimet në infrastrukturë këtë sezon veror, ndikuan ndjeshëm në rritjen e numrit të vizitorëve në qytetin alpin dhe zonat rreth tij.
Kreu i bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj bën të ditur se, si kurrë më parë këtë verë qyteti mirëpriti mjaft vizitorë, të cilët janë larguar nga Puka me mbresa për mikpritjen dhe ngrohtësinë që i ofrojnë vendasit çdo vizitori, por dhe për ajrin, klimën dhe pastërtinë e mjedisit.
“Ndjehem vërtetë mirë që falë investimeve të qeverisë Shqiptare, po arrijmë që ëndrrën e çdo pukjani po e bëjmë realitet. Këtë vit Puka ka qenë e mbipopulluar si kurrë më parë. Shqiptarët janë shtyrë nga kurioziteti për liqenin piktoresk, por kur kanë ardhur dhe kanë prekur një sërë elementesh si, mikpritjen e bujarinë që na karakterizon ne pukjanëve, kanë mbetur të mahnitur”, tha Gjonaj.
Më poshtë disa fotografi nga ky qytet./a.ç