Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, qytetarë dhe aktivistë të ndryshëm janë mbledhur në një protestë sot para Kuvendit, ku kërkojnë rrëzimin e ligjit për Teatrin.
Ata kanë qenë kritik edhe me opozitën që nuk ndodhet sot në Kuvend për të penguar kalimin e ligjit. Protestuesit kanë kërkuar kthimin e opozitës në Kuvend.
Robert Budina mbajti një fjalë përpara protestuesve. Ai i bëri thirrje qytetarë që të vijojnë qëndresën.
Aktivisti Sazan Guri, u shpreh se nuk duan që të përplasen fizikisht tek Teatri kur të shkonin fadromat, por të votonin pro dekretit të Presidentit.
Në shenjë simbolike ata kanë hedhur dhe Kushtetutën në plehra./a.m.