ITALI – Mediat italiane kanë zbuluar emrat e 11 të arrestuarve ditën e sotme pas një operacioni anti drogë në Galipolli.
Karabinierët e Leçes arritën të shkatërrojnë bandën e kokainës, në të cilën ishin pjesë edhe 6 shqiptarë.
Emrat e tyre janë: Sajmir Sjedini, 27 vjeç, Klodian Shehaj, 36, Danel Gjoci, 20, Roxhers Nebiu, 27, Enri Shenaj, 25, Rrapush Tafa .
I arrestuar është dhe një anëtar i mafias siciliane Sacra Corona Unita. Sipas policisë, banda vepronte kryesisht në Gallipoli ku trafikonte sasi të mëdha kokaine.
Sipas hetimeve ata akuzohen për krijimin e një organizate të trafikimit të drogave të forta.
a.ç