Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano feston sot ditën e lindjes së tij.
Përmes një foto të vitit 2000, nënkryetari i LSI, Luan Rama ka kujtuar kur sëbashku me Nanon kanë qenë pjesë e Partisë Socialiste.
“Gëzuar ditëlindjen Fatos Nano!
Jetofsh gjatë e gëzofsh sa të jetosh!
Dhe në vend të kartolinës, këtë foto të 16 shtatorit të vitit 2000, si kujtim nga ajo kohë kur drejtonim Partinë Socialiste, dhe kur ditëlindjen tënde nisnim t’a festonim gjithnjë nga Pezën lavdimadhe e historisë së antifashizmit…” – përfundon Rama në rrjete sociale.
/b.d