Pak para vizitës së tij në Maqedoni, të hënën e ardhshme, komisioneri europian për Zgjerimin, Johannes Hahn deklaroi gjatë një interviste se nëse lihej mundësia për pranimin e Marrëveshjes me Greqinë në referendumin për emrin, më 30 shtator, atëhere dera e Maqedonisë për në BE do të mbyllej ”për dekada”.
“Nëse nuk shfrytëzohet ky rast, jam shumë i sigurt se dera do të mbyllet për dekada, për të mos thënë përgjithmonë”, tha Hahn, raporton ata.
“Ideja është që të krijojhet diçka më shumë, nëse ka një perspektivë europiane, kjo do të tërheqë kompani ndërkombëtare, kompani të cilat do të krijojnë vende pune.
Nëse ka më shumë industri në vend kjo ndikon në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme sepse ata kanë funksion furnizues, të gjitha bashkë simulojnë ekonominë.
Nëse ekonomia është e orientuar ndërkombëtarisht kjo ndikon mbi cilësinë e shtetit të së drejtës, pavarësisë së gjyqësorit dhe përfundimisht mendoj se është diçka që e kërkojnë edhe njerëzit”, theksoi Hahn.
Ai shprehu gjithashtu bindjesn se, nëse Maqedonia i përmbush kushtet e vendosura për fillimin e negociatave, atëherë ato mund të fillojnë që në mes të vitit 2019.
ma.me