Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndalimin e celularëve gjatë punës edhe në institucionet e shtetit.
kreu i qeverisë deklaroi se këtë vit nuk do të lejohen më celularët në shkolla, duke i dhënë fund një epoke.
“Ky vit do të jetë viti i një epoke të re për celularët në shkolla. Nuk do të lejojmë celulare në shkolla. As për fëmijët, as për mësuesit. Mësuesit do të duhet ti dorëzojnë në fillim dhe ti marrin në fund të mësimit. Muaji i parë do të jetë muaj edukimi, nga muaji i dytë celularët merren dhe hidhen në plehra, nuk i kthehen më atij që e ka sepse janë ndotës të rrezikshëm të mjedisit arsimor.”, tha kryeministri
Rama tha se qeveria po përgatitet që nisma të shtrihet edhe në institucionet e shtetit.
“Jam i bindur që ky do të jetë një ndryshim i madh, ndërkohë që ne po përgatitemi edhe për vendimin që të heqim celularët edhe nga institucionet e shtetit. Që janë bërë si klube interneti të gjithë.”, deklaroi shefi i qeverisë
Javanews/a.ç